Bota i Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Bota i Islame

--Es Selamun Alejkum ve Rahmetullahi ve Berakatuhu-
 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MUSLIMANĖT NĖ HUNGARI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MuslimanI
Site Admin
Site Admin
MuslimanI


Numri i postimeve : 194
Age : 33
Vendndodhje : n'vushtrri
Registration date : 27/03/2007

MUSLIMANĖT NĖ HUNGARI Empty
MesazhTitulli: MUSLIMANĖT NĖ HUNGARI   MUSLIMANĖT NĖ HUNGARI Icon_minitimeFri Mar 30, 2007 11:42 am

MUSLIMANĖT NĖ HUNGARI HungaryC

Falė vizitės sime qė i bėra Hungarisė, arrita tė bėjė disa hulumtime rreth ardhjes sė Islamit nė kėtė vend.

Vlen tė theksohet se gjatė hulumtimeve rreth depėrtimin tė islamiė nė Hungari, kuptova se kontaktet e para tė Hungarezėve me islamin nuk qenė me Otomanėt Turq, tė shekullit tė 16-tė, mirėpo, sipas disa historianėve, Islami nė Hungari kishte filluar tė depėrtoj nė fillim tė shekullit tė 8-tė, atėherė kur muslimanet nga Hvarazani nė Azinė Qėndrore kishin invaduar Hungarinė.

Sipas Historianėve, shumica e kėtyre qenė tregtar dhe ushtarė. Turqit kishin arritur tė dominojnė kėtu pėr 150 vite. Me kalimin e kohės, shumica prej tyre nuk kishin praktikuar Islamin nė mėnyrė tė duhur, dhe kjo kishte shpie deri te martesa e tyre me gra hungareze, ku pasardhėsit e tyre ishin asimiluar dhe pas vete nuk kishin lėnė asnjė gjurmė islame, me pėrjashtim tė disa vlerave tė rėndėsishme, andaj unė (tregon autori i artikullit) isha shumė i interesuar qė ti shoh gjurmėt e tilla, mu pėr kėtė, me vete mora kamerėn dhe pėrpiqesha ta gjej vendndodhjen e tyre.

Ne Budapest, nuk ka edhe shumė gjėra qė kanė mbetur qysh prej asaj kohe, pėrveē njė varri enigmatik dhe ca gurė varresh, njė pjese e xhamisė, e cila tashmė veē ėshtė shndėrruar ne kishė, si dhe njė banjė publike, e ndėrtuar poashtu nga turqit, e ashtuquajtur “Hamam”.

Unė, dhe shoku im “Nur Islam” nga Hungaria, mė nė fund arritėm te Kisha Kapuēin (Capuchin), e cila qe ndėrtuar ne vitin 1777.

Duke shikuar pjesėn e Xhamisė, e cila kishte njė hyrje dhe njė dritare nė formė harku, nė vete ndihesha i mėrzitur dhe i zbrazėt. Nuk mund tė duroja dot, fillova ta lexoj kaptinėn El-Fatiha me zė shume tė lartė. Ndoshta ky mur i gjate 10 metra nuk kishte pasur rastin tė dėgjoj Kur’an pėr njė kohe shumė tė gjatė.

Kur vizitova Pécs, qytet ky i shtrirė nė jug tė Hungarisė, fillova disi tė ndihem ndryshe. Qendra e vjetėr e qytetit ishte tėrėsisht e ndėrtuar me ndėrtesa historike, njėherit nė tė gjendej edhe kisha e ashtuquajtur “Parish Church” e cila vėrtetė tėrheq vėmendjen e vizitorėve, pėr arsye se ėshtė ndėrtuar nė afėrsi tė magjistrales, dhe nga jashtė nuk i gjason fare kishės, mirėpo njė xhamie turke (mund ta shihni ne foto me bukur dhe do te vėreni se vėrtetė ishte xhami me arkitekture otomane turke). Emri i kėsaj ish-xhamie ėshtė: “XHAMIA GAZI KASSIM” (Djami Ghazi Kassim).

Djami Ghazi Kassim



Pasi qė Pécs-ja kishte rėnė nė duart e Turqve nė vitin 1543, Pasha i Pécs-ės kishte urdhėruar pėr ndėrtimin e njė Xhamie, e cila kishte qenė nė shėrbim deri nė mbarim tė sundimit turk nė vitin 1686.

Xhamia kishte kaluar nė duart e krishterėve dhe mė vonė ishte shndėrruar nė kishė. Njė fat i tillė i kishte kapluar edhe xhamitė tjera.

Ndonėse shumica e xhamive qė u shndėrruan nė kisha, nuk u mbeti asgjė nga gjurmėt e islamit, shohim se nė Hungari, kisha e ashtuquajtur -Parish Church of Pécs - paraqet njė pėrzierje tė ēuditshme dhe tė rrallė.

Edhe pse kjo kishė shėrben pėr besimtarėt krishtere, megjithatė, vizitorėt ēmojnė stolisjen dhe dekorimin e mihrabit, nė tė cilin gjendet dėshmia – shehadeti: “NUK KA ZOT TJETĖR PĖRVEQ ALL-LLAHUT DHE MUHAMMEDI ALEJHISSELAM ĖSHTĖ I DĖRGUARI I TIJ”.

Nga karakteristikat apo veēoritė islamo-turke tė kėsaj kishe janė edhe dritaret dhe dyert nė formė tė harkut, bukurshkrimi arab apo kaligrafija, fenerėt turk (apo siē neve i quajmė sot nėpėr xhamit e vjetra: Llustera), madje nė tė ekziston edhe kaptina El-Fatiha, e shkruar me shkronja Hungareze dhe e gdhendur nė mermer.

Unė kuptova se ky simbol ndėr-fetar nė mes Turqisė dhe Hungarisė ėshtė rezultat i kooperimit nė mes tė dy qeverive Turke dhe asaj Hungareze. Unė mendoj se ky ėshtė njė hap i mirė drejt mirėkuptimit nė mes tė dy feve, tė cilat historikisht janė shumė tė rėndėsishme pėr popullin Hungarez.

Shpresoj se njė dite, kryqi i vėnė mbi gjysmėhėnėn e Xhamisė Ghazi Kassim Mosque, tė hiqet nga aty pėrgjithmonė.

Nė realitet, njė gjė e tillė veē ėshtė realizuar, ku “Xhamia Xhakovali Hassan” (Djami Jakovali Hassan), poashtu nė Pécs, e ndėrtuar nė gjysmėn e dytė tė shekullit 16-tė, u ėshtė dhėne myslimanėve pėrsėri, dhe pėr momentin, konsiderohet e vetmja Xhami e kompletuar me minare. Renovimi i saj tashmė veē ka mbaruar dhe njė pjesė e saj ėshtė Muze. Bashkėsia Islame e Pécs e kanė tė lejuar qė ditėn e premte ta falin namazin e xhumasė po nė tė njėjtėn xhami.

Pas qytetit Pecs, u nisem pėr ne qytetin Szigetvar, 45 minuta udhėtim me autobus. Atje vizituam “Kishėn Baroque”. Aty ishe Xhamia e Ali Pashės, ne origjinal “Ali Pasha Jami”, e cila qe ndėrtuar nė vitin 1569 dhe mė vonė, nė vitin 1788 ishte shndėrruar nė Kishė. Afėr mureve tė kishės tė cilat i pėrkasin ndėrtimit Turk, vėrejtėm Mihrabin dhe hyrjen e Xhamisė, njėherit edhe kupola i gjasonte origjinės turke.

Monumentin tjetėr qė arritėm ta vizitojmė, ishte edhe Xhamia e Sulejmanit, sipas shkrimit origjinal “Suleiman Mosque”. Minarja e saj ishte rrėnuar. Kjo Xhami qe ndėrtuar gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit 16-tė. Tashmė, disa pjesė tė saj veē janė rinovuar dhe ėshtė shndėrruar nė muze. Gruaja e shtyre nė moshė e cila punonte nė sportelin e biletave, kishte dėshirė tė madhe qė tė na tregonte Mihrabin si dhe disa bukurshkrime arabe qė ruheshin me vite.

Gjate vizitės sonė, patėm shansin tė falemi nė tė duke mos na penguar askush.

Me tė kthyer nė Budapest, vizituam edhe ca monumente tė Historisė Turke, siē ishte Banja Publike-Hamami, (Kiraly Fürdo).

Kjo banjė ishte ndėrtuar nga Turqit nė vitin 1566, me urdhrin e Sokol Mustafes “Szokol Mustapha” qė ishte Pashe i Budapestit, nė atė kohė quhej Buda.

Ėshtė me rėndėsi pėr tu theksuar se, kjo banjo edhe sot e kėsaj dite pėrdoret si banjo publike pėr banoret e Budapestit.

Hungaria posedon edhe shume vende tjera me ndėrtime dhe monumente Islame Turke, ku neve nuk patėm rastin edhe t’i vizitojmė.

Kėtu mund tė aludoj se nė vendin e quajtur Eger gjendet njė minare me lartėsi prej 35 metra, e cila i pėrkiste Xhamisė “Kethuela Dzami” kjo xhami tashmė nuk ekziston.

Bazuar nė shtypin hungarez, nė tė cilin thuhet se qysh 300 vite nė kėtė minare nuk ėshtė thirrur ezan.

Pamje tjera Islame janė edhe Xhamia e cila shtrihet nė Siklos dhe shėrben pėr faljen e namazit tė Xhumasė. Poashtu gjendet edhe njė minare nė vendin e quajtur Erd me lartėsi 15 metra. Kjo minare ishte pjesė e xhamisė e cila qe ndėrtuar nė gjysmėn e dyte tė shekullit 16-tė.

Kjo qė u theksua mė lart i pėrket tė kaluarės Islame Hungareze. Kur tė flasim pėr Myslimanet e kėtij vendi nė kohėn e tashme, mund tė themi se ata numėrojnė 38.000 musliman hungarez. Shumica prej tyre janė tė huaj. Poashtu ka edhe mysliman vendor ku ditėve tė fundit njė numėr i madh i tyre janė duke kaluar nė islam, e nė veēanti gratė.

Nė Hungari ekzistojnė disa organizata tė cilat pėrfaqėsojnė Muslimanėt hungarez, mirėpo mė e rėndėsishmja prej tyre ėshtė Bashkėsia Islame e Hungarisė “Magyar Iszlam Kozosseg” e themeluar nė Gusht tė vitit 1988 dhe udhėhiqet nga Dr. Abdurrahman Mihalffy Balazs.

Qė nga viti 1996 kjo Bashkėsi drejtohet nga Zoltan Bolek dhe ėshtė nė dobi pėr t’u cekur se prej momentit tė ardhjes sė tij nė kėtė pozitė, Komuniteti Musliman ka filluar tė organizoj projekte tė shumta islame qė janė nė dobi tė Muslimanėve Hungarez.



Pėrktheu nga gjuha angleze : Fehim Xh. Dragusha



AL-NAHDAH – A Journal of the Regional Islamic Da’ėah Council of Southeast Asia and the Pacific. Vol. 18 Nos 1&2 – ISSN 0127-2284 – PP 4026/9/97. Muslims In Hungary, ėritten by: MOHD. KHAMIS RÖHNER, Southern Desk Officer and Da’ėah and Education Director of RISEAP.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bota-islame.tk
 
MUSLIMANĖT NĖ HUNGARI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bota i Islame :: (Æ`·._.• Perzim •._.·“Æ) :: Islami ne bot-
Kėrce tek: