Bota i Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Bota i Islame

--Es Selamun Alejkum ve Rahmetullahi ve Berakatuhu-
 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ISLAMI NĖ SHRILANKĖ

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MuslimanI
Site Admin
Site Admin
MuslimanI


Numri i postimeve : 194
Age : 33
Vendndodhje : n'vushtrri
Registration date : 27/03/2007

ISLAMI NĖ SHRILANKĖ Empty
MesazhTitulli: ISLAMI NĖ SHRILANKĖ   ISLAMI NĖ SHRILANKĖ Icon_minitimeFri Mar 30, 2007 11:41 am

ISLAMI NĖ SHRILANKĖ Muslimanet%20ne%20Hungari_clip_image001

Islami, krahas budizmit, hinduizmit dhe krishterizmit, konsiderohet ndėr fetė kryesore tė Shrilankės. Muslimanėt numėrojnė mė shumė se 1.000,000 ose 10 % e popullsisė se Shrilankės. Pas hindusėve, muslimanėt janė pakica mė e madhe, ngase shumica absolute janė ithtarė tė budizmit. Origjina e muslimanėve nė kėtė vend kthehet tek dy faktorė:

* Faktori arab, ose thėnė mė qartė tregtarėt arabė, tė cilėt vinin nga Hadramevti i Jemenit dhe vendet tjera arabe bregdetare,
* Faktori xhavi nga Indonezia dhe Malejzia.

Shfrytėzoj rastin nė kėta rreshta tė paktė tė potencoj se edhe pse Islami kishte depėrtuar nė kėtė ujdhesė qysh ne shek: I sipas hixhretit, megjithatė Islami nuk ka mundur tė kryesojė sikurse nė vendet fqinje nė Oqeanin Indian, qoftė nė Maldivė, nė veri te Indisė apo edhe nė Gadishullin Melaj. Shkaku kryesor i tėrė kėsaj qėndron nė vuajtjet, persekutimet dhe mundimet, tė cilat i pėrjetuan muslimanėt nga kolonizatorėt portugezė, holandezė dhe britanezė duke filluar qysh nga shek: XV e deri nė vitin 1948, kur vendi fitoi pavarėsinė.

Poashtu edhe kushtet e rėnda ekonomike dhe statusi i tyre, tė cilin mund ta quajmė "status te pa status", gjatė periudhės sė kolonizimit ishin faktor kyē pėr dekadencėn arsimore dhe kulturore tė muslimanėve. Frika pėr ndonjė detyrim tė mundshėm pėr ta pėrqafuar krishterimin i kishte bėrė qė gjatė asaj kohe tė largoheshin tėrėsisht nga jeta politike e vendit. Vlen tė theksohet se statusi i muslimanėve as pas pavarėsisė sė vendit nuk ishte pėrmirėsuar.

Derisa jemi duke folur pėr kėtė ēėshtje ėshtė shumė mirė qė tė pranojmė dhe tė pėrkujtojmė mundin, shėrbimet, kėshillat dhe udhėzimet e dijetarėve dhe liderėve tanė pėr ruajtjen e identitetit tonė fetar dhe kombėtar. Liria fetare nė praktikimin e riteve fetare dhe zbatimin e drejtėsisė islame nė Statusin Personal nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveē se njė e mirė rrjedhėse e veprės se tyre. Por megjithatė, mbetja gjallė e faktorit islam nė Shrilankė ėshtė e peng-uar nga dy faktorė:

* Pėrēarjet dhe mospajtimet e brendshme nė mes tigrave te Tamilit dhe qeverisė me tė gjitha format dhe mėnyrat, ku tė dy palėt konsiderojnė se muslimanėt duhet tė jenė "dashi i shpagimit" pėr zgjidhjen e problemit. Njė gjė e tillė vėrehet qarte tash kohėve tė fundit me rastin e ndarjes sė ndihmave pėr tė prekurit nga fatkeqėsia e Tsunamit dhe nė koordinimin e grupit pėr pjesėmarrje nė negociata pėr zgjidhjen e problemit nė mes tyre.
* Botėkuptimi i gabuar i botes pėr Islamin dhe muslimanėt, tė cilėt i shikojnė si simbol terrorizmi dhe kanceri i botės dhe kulturės dhe pėrparimit njerėzorė, gjė, e cila si pasojė ka trashėguar talljen dhe pėrqeshjen me muslimanėt nė mjetet e informimit, brenda dhe jashtė vendit. Humbja e shanseve pėr shkollim dhe punėsim nga tė rinjtė muslimanė ka krijuar njė stres, mėdyshje, konfuzion dhe panik tek kėta te rinj.

Tani ka ardhur koha qė tė ulemi sėbashku, dijetarė dhe mendimtarė, dhe t'i analizojmė dhe llogarisim punėt tona se ēka ėshtė e drejtė dhe ēka ėshtė obligim yni, pėr hirė tė ruajtjes sė identitetit tonė fetar dhe kundėrvėnies sė sfidave bashkėkohore. Nėse ne e lėmė pas dore njė gjė tė tillė, pasojat do t'i vuajnė pakicat islame dhe askush tjetėr, sepse ato konsiderohen si gjah i lehte pėr shume kėnd.



Dr. Gafuruddin Abdul Muttalib

Pėrshtati nė shqip: Sedat Gani Islami

27 mars 2006, e hėnė

Brunei Darussalam

( [1] ) Shėnim: Ky artikull ėshtė njė rezyme e njė ligjėratė, tė cilėn –nėse do Allahu- do ta mbaje Dr. Gafuruddini me rastin e takimit te pare ndėrkombėtar te ish te diplomuarve te Az'harit nga data 8 prill, 2006 ne Kajro. Gafuruddini ėshtė nga Shrilanka dhe ka kryer fakultetin, magjistraturėn dhe doktoraturėn ne Az'har. Aktualisht ėshtė ligjėrues nė Fakultetin e Studimeve Islame, dega: Usuluddin, Universiteti Brunei Darussalam.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bota-islame.tk
 
ISLAMI NĖ SHRILANKĖ
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bota i Islame :: (Æ`·._.• Perzim •._.·“Æ) :: Islami ne bot-
Kėrce tek: