Bota i Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Bota i Islame

--Es Selamun Alejkum ve Rahmetullahi ve Berakatuhu-
 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ISLAMI NĖ ĒEKI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MuslimanI
Site Admin
Site Admin
MuslimanI


Numri i postimeve : 194
Age : 33
Vendndodhje : n'vushtrri
Registration date : 27/03/2007

ISLAMI NĖ ĒEKI Empty
MesazhTitulli: ISLAMI NĖ ĒEKI   ISLAMI NĖ ĒEKI Icon_minitimeFri Mar 30, 2007 11:30 am

Republika Ēeke u formua mė 01.01.1993, pas ndarjės sė Ēekosllvakisė. Vendi ndodhen nė Evropėn e mesme. Pėrveē ēekėve nė kėtė vend banojnė edhe kombėsi tė tjerasi: moravianėt, silezianėt, sllovakėt, gjermanėt, polakėt, romėt etj.

Nė vitin 1934, nėn udhėheqjen e gazetarit ēek Muhamed Brikcius themelohet Komuniteti Fetar Musliman pėr Ēekosllovakinė, mė qendėr nė Pragė. Nė krijimin e kėtij komuniteti morėn pjesė jo vetėm ēekėt e konvertuar nė Islam, por edhe institucionet e huaja islame dhe misionet diplomatike tė disa vendeve islame. Gjatė periudhės sė regjimit komunist, aktivitetet e kėtij komuniteti nuk ishin ndakuar krejtėsisht.

Nė dritėn e marrėdhėnieve tė mira mes Ēekosllovakisė komuniste dhe disa vendeve muslimane me regjime tė majtė, ishte e vėshtirė pėr komunistėt shtypja e plotė e komunitetit musliman (edhe pse i vogėl nė numėr), dhe pėr kėtė komunistėt e “toleruan” ekzistencėn e tij.

Pas 1989, aktivitetet e muslimanėve ēekė u intensifikuan. Disa tė rinjė ēekė ishin mjaft tė interesuar pėr botėn islame dhe ky interes u mbėshtet edhe nga komuniteti musliman ēek. Nė vitet 1990, muslimanėt me shtetėsi ēeke ranė nė kontakt me muslimanėt e sapoardhur nė territorin nė territorin e Ēekisė. Marrėdhėniet e mira tė sipėrpėrmendura mes regjimit komunist ēekosllovak dhe qeverive tė majta tė vendeve islame bėri tė mundur ardhjen e studentėve dhe punėtorėve nga kėto vende.

Disa prej tyre qėndruan nė territorin ēek, ose sepse u martuan me shtetas/ e ēekė, ose pėr arsye tė tjera.

Pėr shkak tė migrimit dhe pozicionit gjeografik tė Ēekisė, numri i tė huajve qė vijnė nga vendet muslimane dhe vendosen nė territorin ēek ėshtė nė rritje. NJė rol tė veēantė luajnė muslimanėt e vendeve tė Azisė Qendrore dhe tė Kaukazit, qė mė parė kanė qenė nė ish-Bashkimin Sovjetik, port ė shumtė janė edhe tė ardhurit nga Bosna dhe Hercegovina, Afganistani, Pakistani, Sri Lanka e kėshtu me radhė.

Nė ditėt e sotme, numri i muslimanėve nė Ēeki ėshtė rreth pesėmbėdhjetė mijė, prej tė cilėve mbi 500 janė ēekė etnikė.

Muslimanėt e Ēekisė kanė disa organizata. Mė e rėndėsishmja prej tyre-Qendra e Komuniteteve Fetare a Muslimane, e cila, megjithatė, nuk ėshtė e regjistruar si njė komunitet fetar - u themelua nė vitin 1991. Ajo udhėhiqet nga Muhamed Ali Šilhav?, nga Toebķe.

Suksesi mė i madhė i kėsaj qenre ka qenė hapja e njė xhamie nė Bėrno, nė vitin 1998, me gjithė valėn e protestave nė nivelin komunal nė vitet qė i paraprinė ndėrtimit tė kėsaj xhamie. Nė vitin 1996, edhe nė Teplice u planifikua ndėrtimi i njė xhamie, por pėr shkak tė protestave tė banorėve vendas ajo nuk u ndėrtua.

Nė Pragė gjenden edhe disa vendnamaze islame. Njėra prej tyre, qė i shėrben nevojave tė qytetarėve turq, u themelua nga Qendar Kulturore Islame pėr Ēekinė.

Pėr tė pėrfituar status ligjor, muslimanėt ēekė themeluan Fondacionin Islam nė Pragė dhe Fondacionin Islam nė Bėrno. Organizata tė tjera janė: Unioni Musliman, i regjistruar nė vitin 2000 si njė komunitet civil; Unioni Gjeneral i Studentėve Muslimanė; Lidhja e Muslimanėve Ēekė dhe Unioni Islam-Klubi Miqtė e Kulturės Islame.

Nė Republikėn Ēeke, informacion rreth muslimanėve mund tė gjeni edhe nė faqet e internetit www.islam.cz , www.muslim.cz , www.muslmim-info.cz dhe www.islam-kultur.cz .

Organizatat e mėsipėrme fokusohen mė shumė nė jetėn fetare islame. Ato janė tė pėrfshira nė negociatat politike si njė grup interesi veēanarisht dhe kryesisht gjatė regjistrimit tė vendnamazeve dhe ndėrtesave tė tjera qė i shėrbejnė komunitetit islam. Pėrveē kėsaj, kėto organizata mbajnė leksione dhe organizojnė ekspozita mbi aspektet e ndryshme tė Islamit (pėrfshirė qėndrimin e islamit ndaj demokracisė dhe tė drejtave tė njerut), dhe komentojnė ngjarje tė mėdha qė lidhen me islamin ose muslimanėt.

Nė kėrkimin e tyre pėr qetėsinė shpirtėrore, shumė ēekė po pranojnė islamin dhe po formojnė njė komunitet tė vogėl port ė gjallė musliman nė njėrin prej vendeve mė pak fetar tė Evropės.

Islami ēekėve iu prezentua kryesisht nga emigrantėt e vendeve islame qė erdhėn tė jetonin dhe tė studionin nė kėtė vend pas Luftės sė Dytė Botėrore.

Vladimir Sanka, udhėheqės i Qendrės Islame, me seli nė kryeqytetin Ēek, nė Pragė, ėshtė njėri nga disa qindra tė konvertuarve tė rinjė nė Islam nė mbarė vendin dhe njėri prej 15 mijė muslimanėve qė banojnė nė Ēeki. Ky vend kryesisht ateist dhe katolik ran ė kontakt me islamin disa dekada mė parė, nė find tė regjimit komunist.

Sanka, 40 vjeēar, lindur nė njė familje ateiste, mori njė arsimim ateist nė shkollė dhe nė universitet si tė gjithė ēekėt. Nėntė vjet mė parė ai pranoi islamin. Nė vitin 1995, Sanka bėhet drejtues i Qendrės Islame dhe imam nė xhaminė e vetmė tė Pragės. Sipas tij, ēdo gjė nė shoqėrinė ēeke ishte e orientuar drejt gjėrave dhe aktiviteteve materiale. Ai vetė e ndiente mungesėn e shpirtėrores. Nė kėtė mėnyrė ai gjeti Zotin. Ai sot beson se ka Zot. Ai Zot krijoi universin dhe ėshtė mbi ēdo gjė, Ai na sjell drejtėsi dhe ēdo gjė tjetėr.

Sipas Sankės, vetėm islami i pėrshtatet plotėsisht vizionit tė tij dhe njėkohėsisht nuk hedh poshtė mesazhet e Judaizmit dhe tė Krishterimit.

Sipas tij, islami ėshtė shumė i thjeshtė, shumė i qartė, praktik dhe pėrfaqėson njė mėnyrė logjike tė jetės sė pėrditshme. Komuniteti Musliman nė Republikėn Ēeke, njė ndėr vendet mė pakė fetare tė Evropės, ėshtė i vogėl, por shenjat e rritjes mund tė shihen fare qartė. Shumė musliman ende vijnė pėr tė jetuar dhe studijuar nė Ēeki. Sot nė Ēeki ekziston njė tendencė e tė rinjėve pėr t’u konvertuar nė Islam nė kėrkim tė shpirtėrores.

Ondrej Mashatov ėshtė njė tjetėr ēek, 34 vjeēarė, qė u konvertua nė Islam pas njė kėrkimi tė gjatė shpirtėror. Ai ishte ateist gjatė tėrė jetės sė tij, por kur mbushi 17 vjeē filloi tė kėrkojė pėr ndonjė hapėsirė pėr shpirtėroren nė jetėn e tij. Dhe ndėr shumė, shumė eksperienca-disa vjet nė njė manastir katolik shumė strict nė Francė-ai e gjen tė vėrtetėn. Ai vizitoi Egjiptin dhe kultura arabe nisi tė bėhej mė e qartė pėr tė.

Mashatov thotė se udhėtimi i tij shpirtėror ishte e cekėt deri nė atė ditė kur takoi njė grua arabe, e cila do tė bėhej gruaja e tij e ardhme.

Mashatov thotė se jeta e tij e tanishme ėshtė balancuar, por preferon tė mos e shprehė shumė hapur besimin e tij fetar. “Ju mund ta tregoni atė me veprimet tuaja tė pėrditshme. Nuk keni nevojė tė thuani ‘Jam musliman.’ Ju veproni si i tillė dhe nuk ka nevojė qė tė gjithė ta dinė se ēfarė jeni dhe kush jeni. E rėndėsishme ėshtė qė tė veproni, tė rėndėsishme janė marrėdhėniet tuaja me njerėzit, me Zotin, me pjesėn tuaj shpirtėrore.”

Sipas Tomas Halikut, professor i filozofisė dhe i fesė nė Charles University nė Pragė, mungesa e njohurive tė pėrgjithshme rreth fesė i bėn ēekėt mė tė ndikueshėm.

Sipas tij, ēekėt nuk janė shumė tė informuar rreth historisė sė feve. Dhe situata nė Ēeki ėshtė pak e veēantė, duke qenė se tė gjitha fetė u shtypėn nga regjimi komunist. Edhe sot kultet fetare nuk kanė shumė vend nė jetėn publike tė Ēekisė. Tė shumtė janė njerėzit qė nuk kanė asnjė eksperiencė tė jetimit tė njė besimi fetarė dhe ende kanė disa paragjykime ndaj fesė. Nė kėtė mėnyrė, nėse hasin nė persona fetarė interesantė, ata janė tė hapur pėr konvertim.

Dyzet vjet pas shtypjes zyrtare, nė regjistrimin zyrtar pėrfshihet edhe njė pyetje mbi besimin fetar. Rezultatet tregojnė se mė shumė se 50% e popullsisė e pėrshkruan vetveten si ateiste dhe jofetare. Nė Boheminė veriore ky grup shkon deri nė tre tė katėrtat e popullsisė. Rezultatet e regjistrimit janė si mė poshtė: Pėrqindja e popullsisė qė e pėrshkruan veten “fetare”: 43.9%; prej tyre katolikė romanė janė 39%, protestantė 2%, husitė ēekė 1.7%, tė tjerė 0.7%, ateistė 39.9%, tė paidentifikuar 16.2%.

Islami nuk ėshtė njė fe e njohur nga shteti nė kushtėtutėn ēeke dhe muslimanėt po pėrpiqen, me pėrkrahjen e diplomatėve tė vendeve islame, qė tė gjejnė njė rrugė pėr tė fituar disa tė drejta.

Shumė prej qyteteve ēeke kanė pasur vendnamaze, por ngjarjet pas 11 shtatorit 2001 kanė bėrė qė shumė prej tyre tė mbyllen.

Ebu Derar Omari, imam i xhamisė sė kryeqytetit, shprehet se rreth 400 deri 500 muslimanė vijnė ēdo tė premte pėr tė falur namazin e xhumasė nė xhaminė e tij, e cila qėndron hapur 24 orė pėr besimtarė qė duan tė falin pesė vaktet e namazit, qė duan tė mėsojnė arabisht, tė lėxojnė libra islame tė pėrkthyera nė gjuhėn ēeke ose thjesht tė mėsojnė diēka mė shumė rreth islamit.

Kėto aktivitete mė shumė zhvillohen gjatė muajit tė shenjtė tė Ramazanit, kur ēdo natė falet namazi i Taravisė dheė njerėzit i pėrkushtohen mė shumė besimit tė tyre, duke kaluar mė shumė kohė nė xhami, duke u falur dhe duke lexuar Kur’an.

Por shteti, megjithatė, zyrtarisht nuk e njeh islamin. Regjimi komunist ia hoqi islamit statusin e njė besimi tė njohur nga shteti pas Luftės sė Dytė Botėrore. Pėr rrjedhojė , muslimanėt falen vetėm nė “qendra kulturore”. Ata nuk mund tė organizojnė martesa fetare, nuk mund tė kenė shkolla tė tyre dhe nuk mund tė sigurojnė mbėshtetje shpirtėrore nė spitale, burgje ose kampe refugjatėsh. Ata nuk mund tė veprojnė si njė etnitet ligjor nė vete, ēka e vėshtirėson shumė punėn e tyre.

Por, qeveria ēeke kohėt e fundit ka miratuar njė ligj mbi lirinė fetare, qė do ta bėjė mė tė lehtė pėr komunitetet e vogla fitimin e statusit zyrtar. Nėse do tė aprovohet edhe nga parlamenti, muslimanėt e Ēekisė do tė rifitojnė status zyrtar. Ligjet e tanishme i japin status zyrtar vetėm komuniteteve fetare qė arrijnė tė sigurojnė 10.000 nėnshkrime tė rezidentėve tė pėrhershėm tė rritur dhe besimtarė. Pėr komunitetin Islam tė Ēekisė, i pėrbėrė mė sė shumti nga studentė dhe emigrant tė huaj, kjo ka qenė nnjė detyrė tepėr e vėshtirė. Nėn ligjin e ri, kjo gjė do tė jetė e mundur me vetėm 300 nėnshkrime.

Sipas zėdhenėses sė MInistrisė sė Kulturės, kjo situatė ėshtė nė dobi tė islamit. Ēdokush duhet tė jetė i lirė tė ketė komunitetin e vet. Kjo ėshtė njė gjė e mirė pėr kulturėn e Ēekisė.

Mėgjithatė, nuk ėshtė gjithēka kaq e lehtė. Fitimi i tė drejtve mė tė mėdha qė muslimanėt tė kėrkojnė-ngritja e shkollave, kryerja e martesave etj.-do tė kėrkojė njė periudhė pritjeje 10 vjeēare dhe 20.000 nėnshkrime.

Edhe imėmi i Qendrės Kulturore Islame tė Pragės ėshtė i kėnaqur qė njė ditė qendra e tij nė Pragė do tė mund tė quhet njė xhami, por sigurimi i 20.000 nėnshkrimeve ėshtė njė goditje pėr komunitetin e tij, i cili nuk mund t’i siguroj ato. Tė drejtat e vėrteta vijnė vetėm me regjistrimin e dytė.

Megjithėse duket si njė hap i madh nė ndihmė tė komunitetit islam., nė tė vėrtetė muslimanėt nuk mendojnė ashtu.



Xhamia e parė nė Republikėn Ēeke ishte caktuar tė hapej nė qytetin jugor tė Bėrnos. Hapja e kėsaj xhamie erdhi pas njė fushate disa vjeēare tė komunitetit islam tė kėtij qyteti, fushatė qė u pėrball me njė opozitė tė ashpėr nga banorėt vendas.

Kjo xhami tani shėrben si njė vend ku falet namazi jo vetėm pėr turistėt dhe njerėzit nga vendet e tjera islame qė banojnė nė Ēeki, por edhe pėr komunitetin musliman vendas tė pėrbėrė nga disa qindra besimtarė.

Xhamia, gjithashtu ka njė librari dhe pėrdoret edhe pėr mėsimin e Kur’anit dhe gjuhes arabe. Komuniteti musliman i kėtij qyteti pėrfshin studentė dhe biznesmenė qė qėndrojnė aty pėrkohėsisht ose pėrgjithmonė, e sidomos kur janė me familje. Komuniteti musliman nė Berno, qyteti i dytė i Republikės Ēeke, e ka pritur me padurim kėtė xhami. Udhėheqėsi i kėtij komuniteti, Muhamed Ali Silhavy, thote se deri mė tani muslimanėt kanė qenė tė detyruar t’i kryejnė ceremonitė e tyre fetare nė ambiente tė sajuara dhe tė marrura me qira. Fushata pėr ndėrtimin e kėsaj xhamie ka zgjatur disa vjet, ndėrkohė qė kundėrshtarėt e saj kishin frikė se xhamia do ta ndryshonte karakterin e Bėrnos, qė njihet pėr krenarinė e theksuar lokale.

Sipas Muhamed Ali Silhavyt, ideja e xhamisė nė Bėrno ka patur sukses pasi ky qytet ka numrin mė tė madh tė muslimanėve nė gjithė vendin.

Ai nuk lė pa pėrmendur se xhamia nė Bėrno e shoqėruar nga njė library fetare dhe njė qendėr studimi, u ndėrtua me paratė e dhuruesve tė ndryshėm tė komunitetit musliman vendas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bota-islame.tk
 
ISLAMI NĖ ĒEKI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» islami ne gjermani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bota i Islame :: (Æ`·._.• Perzim •._.·“Æ) :: Islami ne bot-
Kėrce tek: