MÜNCHEN Statuja e virgjėreshės nė qytetin bavarez Heroldsbach, para disa jave ka filluar tė qajė, tė gjithė dėshmitarėt thonė se lotėt e saj janė tė njelmėt dhe tė vėrtetė.
Tė gjithė pos priftit lokal i cili planifikon qė lotėt ti dėrgoj nė laborator pėr tė vėrtetuar autenticitetin e tyre.
Statuja e madonės nė bujtinėn e pelegrinėve nė qytezėn bavareze filloj tė qajė, kėshtu qė lotėt i rrjedhin nė fytyrėn e saj. Ekzistojnė edhe fotografi tė cilat skeptikėt vėshtirė mund ti injorojnė, ndėrsa gjashtėdhjetė besimtare tė cilėt dėshmuan vajtimin thonė se lotėt e saj janė definitivisht tė njelmėt.
Por, i nderuari Dietrich von Stockhausen nė kėtė rast tregohet i pabesueshėm dhe nuk ishte aspak i pėrgatitur ti besoj kėsaj mrekullie.
- Nėse do tė na vjen ndonjė shenjė nga qielli atėherė do tė jetė diēka qė do ta kuptojmė. Nuk do tė bėhet fjalė pėr gjėra tė paqarta siē ėshtė kjo me tė cilėn ėshtė lehtė tė manipulohet ishte i ashpėr von Stockhausen. Ai i ka arsyet e veta pėr skepticizėm. Nė vitin 2001 statuja e foshnjės Jezus, gjithashtu, kishte filluar tė qajė, por pasi qė e kishte mbyllur nė vitrinė, lotėt u ndalėn.
Pas kėsaj ai gjeti disa gypa tė dyshimtė nė shportėn e mbeturinave. Pėr kėtė arsye prifti kėsaj radhe ėshtė mjaft i kujdesshėm. Ai i fshiu lotėt e virgjėreshės dhe i pėrgatiti qė ti dėrgoj nė Institutin e Erlangenit, ku do tė shqyrtohet besueshmėria e kėsaj mrekullie.
Heroldsbach ėshtė bėrė vend i shenjtė pasi qė nė vitin 1949 njė grup i vajzave njėmbėdhjetė vjeēare pohuan se kishin parė vizionin e virgjėreshės, foshnjėn e saj dhe engjėllin nė malin afėr qytetit. Pastaj ėshtė ndėrtuar njė kapelė e vogėl, por selia e argjipeshkvisė nė Bemberg kėtė shenjtėri zyrtarisht e njohu nė vitin 1998.
burimi:
www.islamgjakova.net