Bota i Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Bota i Islame

--Es Selamun Alejkum ve Rahmetullahi ve Berakatuhu-
 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 FATKEQĖSITĖ-Pse ndodhin dhe si tė shpėtojmė prej tyre!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
elma18
Fillestar
Fillestar
elma18


Numri i postimeve : 2
Registration date : 08/07/2008

FATKEQĖSITĖ-Pse ndodhin dhe si tė shpėtojmė prej tyre! Empty
MesazhTitulli: FATKEQĖSITĖ-Pse ndodhin dhe si tė shpėtojmė prej tyre!   FATKEQĖSITĖ-Pse ndodhin dhe si tė shpėtojmė prej tyre! Icon_minitimeSat Aug 09, 2008 2:38 am

Nė emėr tė All-llahut, Tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit

Ky mesazh tė drejtohet ty o njeri, ēfarėdo qofsh ti, i pasur apo i varfėr, ministėr apo punėtor, mbret apo shėrbėtor, artist apo politikan. Me rėndėsi ėshtė ajo se ti ke nevojė tė domosdoshme pėr tė. Lexoje dhe do tė bindesh. E nėse naiviteti yt tė pengon tė kuptosh, mos ia moho kėtė tė drejtė dikujt tjetėr. Prandaj, tė lutemi qė t'ia japish kėtė fletushkė atij.

Pse ndodhin tėrmetet? Pse ndodhin pėrmbytjet? Pse ndodhin epidemitė, uria, luftėrat? Pse, pse? Pyetje kėto qė mundojnė shumė njerėz, e mjaft tė tjerė qėndrojnė indiferentė ndaj tyre, ndėrsa tė paktė janė ata qė e dinė pėrgjigjen.

A thua ku ta kėrkojmė pėrgjigjen nė pyetjet tona?! Le ta vėmė pak mendjen tonė nė punė. Cili ėshtė ai qė sundon tokėn? Cili ėshtė ai qė i zbret tė mirat e tė kėqijat, jetėn dhe vdekjen, thatėsitė dhe shiun, fatkeqėsinė dhe begatinė...?! E nėse e njohim Atė, pra tani le tė shohim se ē'thotė Ai, Sovrani i Gjithėsisė pėr kėtė gjė:

" Pėr shkak tė veprave (tė kėqija) tė njerėzve janė shfaqur nė tokė e nė det tė zeza, skamje, shkatėrrime, katastrofa etj., e pėr ta pėrjetuar ata njė pjesė tė asaj (tė keqe) qė tė tėrhiqen (nga tė kėqijat)."
[Er Rum, 41]


Po ashtu Ai thotė:

"Kėtė (masė ndėshkuese) e bėri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i njė begatie tė cilėn ia ka dhuruar njė populli derisa ai tė ndryshojė nė vetvete..."
[El Enfal, 53]


Nga kėto ajete tė Kur'anit tė Shenjtė, kuptojmė se vetė njerėzit me veprat e tyre janė pėrgjegjės pėr begatinė apo fatkeqėsinė e njė vendi. E ndėrsa Zoti ėshtė Ai i Cili u jep shpėrblimin atyre pėr kėto vepra me begati e mirėsi, nėse ata u binden ligjeve tė Tij dhe me vuajtje e fatkeqėsi, nėse njerėzit nuk veprojnė nė pajtim me ligjet e Tij. Po cili ėshtė vallė morali i kėtyre vuajtjeve qė All-llahu i zbret mbi njerėzit, a nuk ėshtė Ai Mėshirues dhe Falės i Madh?!
S'ka dyshim se All-llahu ėshtė Krijuesi qė i do dhe i mėshiron krijesat e Tij mė shumė se kushdo tjetėr, porse nė tė njėjtėn kohė Ai ėshtė edhe i drejtė dhe nuk mund tė rrijė pa e ndėshkuar tė keqen herėt apo vonė, sikurse edhe thotė:

"Ēfarėdo e keqe qė mund t'ju godasė ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja, e pėr shumė tė tjera Ai ju fal."
[Esh Shura, 30]


Ndėrsa, sa i pėrket urtėsisė dhe menēurisė sė Tij, ajo mund tė pėrmblidhet nė kėto pika:

1. Nėpėrmjet fatkeqėsisė Zoti ndėshkon tė keqen.
2. Po nėpėrmjet saj u jep mėsim njerėzve dhe i bėn ata mė tė pėrgjegjshėm pėr veprat e tyre, qė tė mos rikthehen pėrsėri nė to.
3. Nga e keqja njerėzit njohin vlerėn e sė mirės, nėpėrmjet sėmundjes vlerėn e shėndetit, e kėshtu ata mund tė jenė mė tė pėrgatitur ndaj jetės pėr tė shkuar mė pėrpara.

Siē shihet, Zoti vepron me krijesat e Tij si mjeku me pacientin. Vėrtet ilaēi mund tė jetė i hidhur e tė mos na pėlqejė, por nė fund tė fundit ai shėron.
Le tė pėrqėndrohemi tani nė disa nga ato vepra ndaj tė cilave Krijuesi jonė nuk ėshtė i kėnaqur.
E para qė paraqet edhe mėkatin mė tė madh ėshtė mosbesimi, qė ėshtė edhe shkaku kryesor i fatkeqėsisė.

MOSBESIMI
Nė tė pėrfshihen politeizmi, idhujtaria etj., pra t'i bėsh All-llahut shok apo bashkėpunėtorė nė zotėrimin e punėve tė Gjithėsisė, apo tė thuash se Ai ka bij e bija, tė besosh se dikush tjetėr veē Atij mund tė bėjė keq ose mirė pa pėrcaktimin e Tij, tė besosh se ka njerėz qė e dinė tė fshehtėn veē Tij, t'i lutesh e tė adhurosh dikė tjetėr qoftė edhe si ndėrmjetės etj. All-llahu pėr kėtė thotė:

"Ai i cili i shoqėron All-llahut (shok, bashkėpunėtorė nė adhurim etj), atij ia ka ndaluar xhennetin (hyrjen nė parajsė) dhe shpėrblimi i tij ėshtė zjarri".
[El Maideh, 79]


Ky madje ėshtė edhe mėkati i pafalshėm pėr kėdo qė e mbyll jetėn e tij me kėto besime tė kota:

"All-llahu nuk fal t'i bėhet shok Atij (nė adhurim e sundim) dhe fal veē kėsaj atė qė do".
[En Nisa, 48]


Kėtu pėrfshihen edhe tė gjitha besimet e kota e tė pabaza, pėr tė cilat Zoti nuk ka zbritur argument:

"E kush kėrkon fe tjetėr veē Islamit, atij nuk ka pėr t'iu pranuar dhe nė botėn tjetėr do tė jetė prej tė humburve".
[Ali Imran, 75]


Dhe thotė ajeti tjetėr:

"... dhe ata qė besojnė nė tė kotėn dhe mohojnė All-llahun, ata janė tė humburit".
[Ankebut, 52]


Ndėr tė tjera, mund t'i pėrfshijmė kėtu ateizmin apo laicizmin, si mjaft tė pėrhapur nė kėtė kohė:

"... por ata qė nuk besuan, e pėr shkak tė asaj qė bėnė (mosbesimit), do t'i godasė vazhdimisht fatkeqėsia e kohės ose do ta rrethojė (ajo fatkeqėsia) vendin e tyre, derisa tė vijė urdhri i All-llahut (pėr ndėshkimin e njėpasnjėshėm). All-llahu nuk e thyen premtimin"
[Er Rad, 31]


Po pėr shkak tė kėtij mėkati tė madh, All-llahu ka dėnuar mjaft popuj tė hershėm:

"A nuk e panė ata sa gjenerata para tyre i shkatėrruam (nė gjurmėt e qytetėrimeve tė vjetra) e qė ne u patėm mundėsuar atyre (komoditet) nė tokė, ēfarė juve nuk ua mundėsuam, u patėm lėshuar nga qielli shi me bollėk dhe u patėm bėrė qė tė rrjedhin lumenj ndėr ta. E pėr shkak tė mėkateve tė tyre i shkatėrruam dhe pas tyre sollėm (breza) tė tjerė."
[El En'am, 6]


"All-llahu sjell si shembull njė fshat (vendbanim) qė ishte i sigurt dhe i qetė, tė cilat i vinte furnizimi nga tė gjitha anėt me bollėk, kurse ata (banorėt) i pėrbuzėn tė mirat e All-llahut. Atėherė Ai, pėr shkak tė sjelljes sė tyre ua veshi petkun e urisė dhe tė frikės".
[En Nahl, 12]


"E sikur banorėt e kėtyre vendbanimeve tė kishin besuar dhe tė ishin ruajtur (nga mėkatet), ne do t'u hapnim begati nga qielli e toka, por ata
pėrgėnjeshtruan, prandaj i dėnuam me shkatėrrim pėr atė qė e merituan".
[El A'rafė, 96]


IMORALITETI

Kėtu pėrmblidhen tė gjitha veprimet e liga si prostitucioni, homoseksualizmi dhe tė gjitha rrugėt qė shpiejnė drejt tyre. All-llahu xh.sh. pėr to thotė:

"E mos iu afroni imoralitetit sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe njė rrugė shumė e keqe".
[El Isra, 32]


Thotė pėr tė I dėrguari Muhammed (a.s):

"Nuk ėshtė shfaqur nė ndonjė popull imoraliteti e tė mos shfaqen nė tė sėmundje qė s'kanė qenė mė parė "


... si p.sh. SIDA. Po ashtu ai thotė:

"O ju muslimanė, ruajuni imoralitetit sepse nga ai vijnė gjashtė tė kėqija, tri nė kėtė botė dhe tri nė botėn tjetėr. Nė kėtė botė, tė ikė me tė (me imoralitetin) fytyra (nderi, morali), tė shkurtohet jeta dhe tė ndjek nga pas varfėria, e ndėrsa nė botėn tjetėr zemėrimi i All-llahut tė Madhėruar, llogaria e keqe dhe ndėshkimi me zjarr"

...dhe pėrsėri I Dėrguari (a.s) thotė:

"Nuk ka mėkat mė tė madh pas politeizmit se sa ajo pikė uji qė vendos burri nė vendin qė nuk ėshtė i lejuar pėr tė"

...d.m.th marrėdhėniet seksuale jashtė martese.

HOMOSEKSUALIZMI

Thotė rreth tij Muhammedi a.s.:

"Ajo sė cilės i frikėsohem mė tepėr ėshtė puna e popullit tė Lutit (homoseksualizmi)"

...dhe i mallkoi ata qė e bėjnė atė duke thėnė:

"E ka mallkuar All-llahu atė qė vepron si populli i Lutit... "

...e ka pėrsėritur kėtė tre herė.

Ky popull nė histori njihet me emrin Sodoma. Ja se ē'thotė Zoti pėr ta nė Kur'an:

"A shkoni pas meshkujve tė kėsaj bote? E gratė tuaja i lini anash, tė cilat Zoti i krijoi pėr ju! Por ju jeni njė popull qė kalon ēdo kufi".
[Esh Shuara, 165-166]


Dhe pėr kėtė arsye u ndėshkuan:

"Kur erdhi urdhri ynė dhe mbi ta hodhėm gurė pa pushim, ne i pėrmbysėm tė gjithė ata duke kthyer ēdo gjė nga lart poshtė."
[Hud, 81]


Gjithashtu Islami ndalon edhe rrugėt qė shpiejnė drejt imoralitetit, duke i konsideruar ato tė ndaluara pasi janė shkak pėr rėnien nė tė. Thotė Resulull-llahu a.s.:

"Katėr (lloje njerėzish) gdhihen nė zemėrimin e All-llahut dhe ngrysen nė zemėrimin e Tij." I thanė: "Kush janė ata, o I Dėrguar i AIl-llahut?"- tha: "Burrat qė ngjajnė si gratė dhe gratė qė ngjajnė si burrat, ai qė i afrohet kafshės (siē ka njerėz qė e bėjnė atė edhe sot) dhe ai i cili i afrohet mashkullit, pra homoseksuali" si dhe "E ka mallkuar All-llahu gruan qė vishet si burrat dhe burrin qė vishet si gratė "

...pra, tė gjitha paraqitjet e jashtme me tė cilat femra i ngjan mashkullit dhe mashkulli femrės.

KAMATA

Thotė pėr tė All-llahu:

"O ju tė cilėt keni besuar, mos e hani kamatėn qė po e shumėfishoni, kini frikė All-llahun qė tė gjeni shpėtim!"
[Ali Imran, 130]


"Ata qė hanė kamatėn nuk ngrihen ndryshe vetėm si ngrihet i ēmenduri nga tė prekurit e djallit. Kjo, sepse ata thonė: Edhe shitblerja ėshtė njėsoj si kamata! All-llahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatėn..."
[El Bekare, 275]


Nė kėtė pėrfshihen si marrėsi ashtu edhe dhėnėsi i saj. Thotė pėr tė I Dėrguari (a.s.):

"E ka mallkuar All-llahu marrėsin e fajdes dhe dhėnėsin e saj. "

Ndėrsa Ibn Mesudi, njėri nga shokėt e Tė Dėrguarit (a.s.) thotė:

"Kur imoraliteti dhe fajdeja shfaqen nė ndonjė vend, atėherė All-llahu urdhėron shkatėrrimin e tij."

Nėpėrmjet fajdes paraja mblidhet vetėm nė duart e disa njerėzve tė cilėt marrin prej saj fitime tė pamerituara. Ajo i bėn njerėzit qė tė jetojnė me fantazi pėr njė jetė pa punė e lodhje. Thotė pėr tė Muhammedi (a.s.):

"Nuk ėshtė shfaqur nė ndonjė popull fajdeja e tė mos shfaqet nė tė ēmenduria, nuk ėshtė shfaqur nė ndonjė popull imoraliteti e tė mos shfaqet nė tė vdekja e as nė ndonjė popull mashtrimi nė peshė e mos t'ua ndalojė All-llahu atyre shiun (bereqetin, begatinė)."

Madje, ngrėnia e kamatės ėshtė konsideruar nga Zoti si luftė ndaj Tij:

"... e nė qoftė se nuk e bėni kėtė (nuk hiqni dorė nga fajdet), atėherė binduni se jeni nė luftė me All-llahun dhe Tė Dėrguarin e Tij."
[El-Bekare, 279]


E kush vallė mund tė dalė fitimtar nė luftėn me Zotin?


NARKOMANIA, BIXHOZI

"O ju tė cilėt keni besuar, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyra nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar."
[El Maide, 90]

Thotė I Dėrguari (a.s.) duke paralajmėruar:

"Largohuni pijes alkoolike sepse ajo ėshtė nėna e tė kėqijave. "

Si mos tė jetė nėna e tė kėqijave, kur dihen mė sė miri dėmet dhe pasojat shkatėrrimtare qė sjell ajo nė jetėn e njeriut dhe tė shoqėrisė. Pėr kėtė arsye ēdo pije alkoolike ėshtė e ndaluar (haram) edhe n.q. konsumohet nė sasi tė pakta. Kur Muhammedi (a.s.) e pyeti Ebu Musa el-Esh'ariun (r.a.), njėrin nga shokėt e tij, se ēfarė pijesh pėrdoreshin nė Jemen, ai u pėrgjigj: el-Bitu (pije alkoolike nga mjalti) dhe el-Mizru (pije alkoolike nga elbi), e Pejgamberi (a.s.) i tha:

"Ē'do pije dehėse ėshtė haram (e ndaluar). "

Nė njė rast tjetėr, Muhammedi (a.s.) tha:

"Mė erdhi meleku Xhibril dhe mė tha: 'O Muhammed, All-llahu e ka mallkuar pijen alkoolike, atė qė pėrgatit lėngun pėr tė dhe atė pėr tė cilin pėrgatitet; shitėsin e saj dhe atė pėr tė cilin shitet; atė qė e pi atė dhe atė qė merr vlerėn (e shitjes) sė saj; mbajtėsin e saj dhe atė pėr tė cilin mbahet; atė qė e servon dhe atė qė pi prej saj. "

Kėtu hyjnė edhe tė gjitha llojet e drogave si kokaina, heroina, marihuana, dopingu, hashashi etj.

"Tė pyesin ty pėr verėn dhe bixhozin. Thuaj: Qė tė dyja janė mėkat i madh e ka edhe dobi nė to (tė pakta) pėr njerėz, porse dėmi ėshtė mė i madh se dobia e tyre."
[El Bekare, 219]


Bixhozi dhe tė gjitha lojėrat e fatit janė tė ndaluara. Pėr to All-llahu thotė:

"O ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi... janė vepra tė ndyta nga djalli."
[El Maideh, 90]


Ēdokush e ka parė se nėpėrmjet kėtyre lojėrave persona tė pandershėm ua marrin pa tė drejtė tė hollat njerėzve, duke i mashtruar ata gjoja me shijen e fitimit. Edhe kėtė All-llahu e ka ndaluar:

"Dhe mos e hani pasurinė e njėri-tjetrit nė mėnyrė tė palejuar."
[El Bekare, 188]

"Shejtani nuk dėshiron tjetėr pėrveē se nėpėrmjet verės dhe bixhozit tė hedhė armiq ndėrmjet jush."
[El Maide, 91]


Ndėr tė tjera, mund tė pėrmendim vrasjet, vjedhjet, mosrespektimin e prindėrve, mashtrimin, korrupsionin, thashethemet... etj. Thotė All-llahu xh.sh.:

"Edhe ata qė veē All-llahut nuk lusin zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė e ka ndaluar All-llahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė dhe qė nuk bėjnė imoralitet, ndėrsa kush i punon kėto, ai gjen ndėshkim."
[Furkan, 68]


Pra, nuk tė mbetet gjė tjetėr, o njeri, vetėm se tė largohesh prej kėtyre mėkateve.

"Nėse largoheni prej mėkateve tė mėdha tė cilat u janė ndaluar, Ne ua shlyejmė mėkatet e vogla dhe ju fusim nė njė vend tė ndershėm."
[En Nisa, 31]

"Dhe kur Zoti yt njoftoi bindshėm: Nėse falėnderoni, do t'ua shtoj tė mirat, e nėse pėrbuzni, s'ka dyshim se dėnimi Im ėshtė i vėshtirė."
[Ibrahim, 7]


Ēdo indiferentizėm ndaj kėtyre mėkateve dhe vazhdimi nė to do tė thotė qė fatkeqėsitė e katastrofat tė mos kenė tė mbaruar.

"Por, ata qė nuk besuan e pėr shkak tė asaj qė bėnė (mėkateve) do t'i godasė vazhdimisht fatkeqėsi e kohės" dhe "E ju nuk mund t'i ikni dėnimit nė tokė (fatkeqėsive, vuajtjeve) dhe pėrveē All-llahut nuk keni mbrojtės e as ndihmės."
[Esh Shura, 31]


E pra:

"Thuaj: Ai ka fuqi t'ju sjellė dėnim prej sė larti ose nga poshtė nėn kėmbėt tuaja, apo t'ju ndajė nė grupe e ta luftoni njėri-tjetrin. Shih si i sqarojmė faktet nė mėnyrė qė tė kuptojnė"
[El En'am, 65]

Kjo ishte pėrgjigjja e pyetjeve, ky ėshtė ligji qė vepron mbi shoqėritė njerėzore qė kur Zoti e vendosi njeriun nė tokė. Ky ėshtė vendimi i Zotit tėnd:

"Fjalėt e Zotit tėnd janė plot tė vėrteta (ēka lajmėrojnė) dhe plot tė drejta (ēka gjykojnė). S'ka kush qė t'i ndryshojė fjalėt (vendimet) e Tij."
[El En'am, 115]



"Pasha kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės e qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm." [Asr]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
FATKEQĖSITĖ-Pse ndodhin dhe si tė shpėtojmė prej tyre!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bota i Islame :: (Æ`·._.• Perzim •._.·“Æ) :: Tema Islame-
Kėrce tek: