Bota i Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Bota i Islame

--Es Selamun Alejkum ve Rahmetullahi ve Berakatuhu-
 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ISLAMI NE MAQEDONI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MuslimanI
Site Admin
Site Admin
MuslimanI


Numri i postimeve : 194
Age : 33
Vendndodhje : n'vushtrri
Registration date : 27/03/2007

ISLAMI NE MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: ISLAMI NE MAQEDONI   ISLAMI NE MAQEDONI Icon_minitimeFri Mar 30, 2007 11:45 am

Rritet numri i myslimanėve

Nė kohėt e sotshme kur nė tėrė botėn, natyrisht padrejtėsisht, mbretėron islamofobia dhe urrejtja e madhe ndaj myslimanėve dhe asaj qė rrjedh nga islami, kur islami dhe myslimanėt shikohen si dukuri e papranuar dhe kėrcėnuese, shumė vėshtirė mund tė paramendohet se dikush krahas kėsaj euforisė antiislame do ta shikoj islamin si di ēka interesante, tėrheqėse, tė vėrtetė, tė bukur dhe shpėtuese. Por, nė tė vėrtetė kjo ėshtė duke ngjarė, dhe mu nė ato vende prej nga fillon dhe ku ėshtė mė se e shprehur kjo kampanjė antiislame.



Njohja e tė vėrtetės

Rritja e numrit tė myslimanėve ėshtė duke ndodhur edhe nė vendet tė cilat na rrethojnė, respektivisht shtetet e ish Jugoslavisė. Njėra ndėr ato ėshtė edhe Maqedonia, ku ėshtė mjaft i shprehur nacionalizmi dhe urrejtja mes Maqedonasve – krishterė dhe Shqiptarėve – myslimanė, gjė qė rezultoi edhe me konfliktin ushtarak nė vitin 2001. Kjo luftė shtoi edhe mė tepėr informacionet negative dhe paragjykimet kundrejt islamit, ēka u manifestua nė shkatėrrimin dhe djegien e shumė xhamive nė mbarė vendin.

Por, ja qė edhe nė njė mjedis tė tillė, nė atė Maqedoni, vitin e fundit njė numėr shumė i madh i maqedonasve, krishterė ortodoks, filluan tė njoftohen me vlerat dhe vėrtetėsinė e islamit dhe vendosėn t’i kthehen kėsaj feje. Nė kėtė rast bėhet fjalė pėr maqedonasit e rinj, personat e shkolluar. Ēdonjėri prej tyre mbanė njė tregim specifik pėr atė se si erdhi nė kontakt me islamin dhe si e pranoi fenė e Allahut. Por, nė pėrgjithėsi pėrgjigjet janė: pėrmes librave, para sė gjithash fjalės sė Allahut – Kur’anit, por edhe nga librat tė cilat bėjnė paralelen dhe paraqesin vėrtetėsinė e islamit nė krahasim mė besimet tjera, si p.sh. Kurani dhe shkenca, Triumfi i sė vėrtetės etj. Natyrisht, shumica pranuan islamin duke iu falėnderuar kontakteve me myslimanėt tė cilėt praktikojnė islamin. Nė pyetjen pse, pėrgjigja e tyre ėshtė se krishterimi nuk jep pėrgjigje tė duhur dhe kėnaqėsi shpirtėrore.



Maqedonasit – mysliman

Nė kėtė formė Vlado (Velid) nė vitin 1997 u konvertua nė fenė islame. Sot ėshtė profesor i filozofisė. Para disa viteve fenė islame e pranoi edhe Oliveri (Osman), historian i diplomuar. Pėr kėtė e humbi vendėpunimin nė muzeun nė Nish. Denisi (Hamza) ėshtė trajner profesional i sporteve luftarake. Islamin e njoftoi pėrmes dajės sė tij, pasi qė pranoi islamin tė njėjtėn gjė e bėri edhe bashkėshortja e tij Beti (Hatixhja) dhe vėllai Zlatko (Ibrahim). Shembull i njėjtė ėshtė edhe Darko (Abdulmelik), sociolog i diplomuar, pas konvertimit tė tij iu bashkėngjit bashkėshortja Katerina (Amra), absolvente nė katedrėn pėr kimi, dhe miku i tij Dejani (Dejjan), student i sociologjisė. Elena (Amina), asistente nė katedrėn pėr gjeografi, pas konvertimit nė islam ėshtė bėrė njėra prej ligjėrueseve mė tė dalluara nė xhematin e femrave. Pas njoftimit tė disa myslimanėve maqedonas Ilija ėshtė pastruar dhe liruar nga paragjykimet dhe informatat e gabuara rreth myslimanėve dhe filloi tė lexoj pėr islamin. Interesimi i tij, leximi dhe bisedat pėr islamin me mikun e tij Stefanin, studentin e medicinės i cili merret me biēiklizėm, e ofruan Stefanin (Sufijan) deri te pranimi i islamit dhe ēlirmi nga mashtrimet filozofike. Mė pas Ilija filloi tė ndėrtoj jetėn e tij pėrmes principeve islame.

Natyrisht, ky ėshtė vetėm njė numėr i vogėl i maqedonasve tė cilėt u njoftuan me vlerat e islamit dhe e pranuan si rrugėn e vetme tė tyre. Gati pėr ēdo ditė ky numėr vjen e rritet, nė shumė raste duke iu falėnderuar tė lartpėrmendurve, tė cilėt me anė tė sjelljeve tė tyre bėhen udhėrrėfyes tė maqedonasve tjerė.

Qytetarėt e atyre vendeve me dėshirėn e tyre tė madhe qė sa mė afėr ta njohin islamin dhe myslimanėt, tė cilėt mediat, politikanėt dhe misionarėt e shumtė i paraqesin si rrezik i botės, pasi tė njoftohen me Kur’anin dhe islamin e kuptojnė vlerėn dhe vėrtetėsinė e islamit, dhe tė pavėrtetėn e asaj qė u servohet pėr islamin dhe myslimanėt. Pastaj shpeshherė, e sidomos tek intelektualėt ndodh qė ta pranojnė islamin dhe tė bėhen mysliman. Kėshtu qė sot, krahas propagandės sė madhe antiislame, nė vendet jomyslimane, e sidomos nė Perėndim, numri i myslimanėve rritet.



Pėrmes shkencės deri tek njohja e Allahut

Tregim mjaft interesant ėshtė pėr maqedonasin A.P. i cili si student i medicinės nė Beograd, nė vitet 80-ta, u konvertua nė islam. Bėhet fjalė pėr njė intelektual tė shquar dhe tė shkolluar i cili pas medicinės pėrfundoi edhe fakultetin elektronik, e pastaj edhe juridikun. Mė vonė pasuan edhe studimet nė lamini e sociologjisė. A.P. ėshtė njė person mjaft interesant, pėr tė cilin mund tė thuhet se ėshtė enciklopedi qė ecė, sepse gjatė bisedave dhe pyetjeve tė shumta gjen definicionin, librin dhe autorin i cili flet rreth asaj teme. Kontakti me islamin erdhi gjatė studimeve tė medicinės dhe praktikės tė cilėn e kishte mikrokozmosi nė trupin e njeriut. Filloi tė pyetet, kush ka mundėsi ta harmonizoj nė formė kaq tė pėrkryer? Duke ditur, natyrisht, thellė nė veten e tij se ky ėshtė Zoti, filloi tė lexoj librin rreth religjioneve. Ishte logjike qė sė pari pėrgjigjen ta kėrkoj tek feja ortodokse tė cilės i pėrkiste. Duke lexuar librat ortodoks dhe duke u njoftuar me dogmėn e kishės, hutia e tij ishte edhe mė e madhe, prandaj menjėherė vendosi tė shkoj tek prifti ortodoks qė t’ia shpjegoj disa paqartėsi, para sė gjithash rreth trinitetit. Nga ai kėrkoj qė t’ia shpjegoj definicionin e monoteizmit, por ky nuk i japi pėrgjigjen tė cilėn ai e dėshiroi. Atėherė vendosi qė tė jetė direkt me priftin dhe e pyeti pėr librin, respektivisht qė ta drejtoj nė mėsimet fetare tė cilat mė sė miri tregojnė pėr monoteizmin. Prifti ishte i qartė dhe i tha qė monoteizmin e pastėr duhet ta kėrkoj nė Islam. Ai tha se Islami ėshtė feja mė e pastėr kur bėhet fjalė pėr monoteizėm. A.P. deri nė kėtė moment nuk kishte dėgjuar shumė pėr islamin. Nė atė kohė dhe moment gjėja mė logjike ishte qė diturinė rreth islamit ta kėrkoj nga myslimanėt dhe u drejtua nė ambasadėn e Republikės Islamike tė Iranit. Aty i japin njė mal me libra, por nuk ishte i kėnaqur me shpjegimin e tillė tė monoteizmit. Nė ato libra nė mase tė madhe potencohej dhe flitej pėr revolucionin islamik dhe Homeinin ēka e kishte rritur nė njė personazh kulti. Kjo nuk ishte ajo qė ai kėrkonte, andaj i mėnjanoj dhe filloi kėrkimin drejt monoteizmit tė vėrtetė dhe dogmėn islame. Kur u kthye nė qytetin e tij nė Maqedoni, u takua me njė mysliman tė cilin e njihte mė parė, pėr ta drejtuar nė Bashkėsinė Islame. Aty i mori informatat e para pėr islamin dhe shumė shpejtė u konvertua nė islam. Sot, ai thotė se i vie shumė rėndė qė populli i tij, maqedonasit, nuk e kuptojnė e mė shumė intelektualėt maqedonas, pėrkundrazi, nė fillim, pasi qė u konvertua, kolegėt e tij e kishin sabotuar. Gjithashtu, ndjen dhimbje qė myslimanėt nė Maqedoni nuk janė principial dhe se nuk e praktikojnė islamin, por shpeshherė nga islami trashėgojnė vetėm emrat dhe gjėrat e imta nga tradita islame tė pėrziera me shumė gjėra pagane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bota-islame.tk
 
ISLAMI NE MAQEDONI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bota i Islame :: (Æ`·._.• Perzim •._.·“Æ) :: Islami ne bot-
Kėrce tek: