Bota i Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Bota i Islame

--Es Selamun Alejkum ve Rahmetullahi ve Berakatuhu-
 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mbrojnė civilėt palestinez nga shteti i tyre

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MuslimanI
Site Admin
Site Admin
MuslimanI


Numri i postimeve : 194
Age : 33
Vendndodhje : n'vushtrri
Registration date : 27/03/2007

Mbrojnė civilėt palestinez nga shteti i tyre Empty
MesazhTitulli: Mbrojnė civilėt palestinez nga shteti i tyre   Mbrojnė civilėt palestinez nga shteti i tyre Icon_minitimeFri Mar 30, 2007 10:00 am

Gjyshet hebreje patrullojnė postblloqet e Bregut Perėndimor dhe denoncojnė abuzimet ndaj palestinezėve.



Mbrojnė civilėt palestinez nga shteti i tyre Mbrojne_civilet_palestinez_nga_shteti_i_tyre_clip_image001_0000

Grupi i grave Maschsomwatch tani numėron 500 anėtare, pjesa mė e madhe gjyshe,tė cilat me ndėrrime mbikėqyrin postblloqet e Bregut Perėndimor qė t’i evitojnė abuzimet e ushtarėve izraelit ndaj palestinezėve. Hana Barag ishte 67 vjeēare kur njė ushtar izraelit e quajti atė lavire palestineze. “Dhe herėn e parė vėrejtja mė la pa gojė”, thotė ajo. Por, pastaj e pyeta: “A mendon vėrtetė se njė grua e moshės sime ka shans tė merret me njė profesion tė tillė? Dhe a do t’ia thoshe nje gjė tė tillė gjyshes tėnde?” Kur ajo ishte kthyer pas njė jave nė postbllokun Qalandia ai ushtar i kishte kėrkuar falje.

Hana Barag kujton ditė kur njė ushtar izraelit e quajti atė lavire palestineze. Ajo ishte 67 vjeēe dhe sapo i ishte bashkuar njė grupi tė grave qė ishte themeluar me qėllim tė pengimit tė abuzimeve me tė drejtat e njeriut nė postblloqet ushtarake nė Bregun Perėndimor.

“Bėhej fjalė pėr postbllokun Qalandia mes Jerusalemit dhe Ramallahut”, tha Barag.

“Dhe heran e parė vėrejta mė la pa gojė”. Por pastaj e pyeta: “A mendon vėrtetė se njė grua e moshės sime ka shans tė merret me njė profesion tė tillė? Dhe a do t’ia thoshe nje gjė tė tillė gjyshes tėnde?” Ushtari nuk tha asgjė por u vu nė siklet, dhe kur Barag, e cila ėshtė e lindur nė Izrael dhe e quan veten sioniste, u kthye pėr turnin tjetėr njė javė mė vonė, ushtari ishte aty.

Kjo ishte nė ditėt e para tė grupi Maschsomwatch, i themeluar mė 2001 nga tri gra izraelite, tė cilat ishin alarmuar nga njė valė raportimesh pėr rrahje dhe abuzim tė palestinezėve nė duart e ushtarėve izraelit qė mbanin postblloqet.

Grupi e ka marrė emrin nga fjala hebraike pėr postbllokun – mach – som. Nga disa dhjetėra sa ishin nė fillim, Maschsomwatch tani numėron 500 anėtare, pjesa mė e madhe gjyshe, tė cilat me ndėrrime mbikėqyrin postblloqet e Bregut Perėndimor.

“Ne e bėjmė kėtė 364 ditė nė vit, pėrveē nė Yom Kipur, festėn mė solemne hebraike”. Pamja e Barag, tani 71 vjeēe, me njė gjatėsi prej vetėm 1 metėr e 52 centimetėr, qė aktualisht kontrollon njė postbllok shumė tė frekuentuar nė jug tė Nablusit, tregon se pse gratė janė mė efikase tė merren me ushtarėt kur radhėt janė tė gjata, dhe temperamentet tė nxehta. Pasi pėrcolli njė ankesė tė njė oficeri, qė e mbulonte me hije figurėn e saj shtatshkurtėr, ai tha: “Kush do tė luftoj me njė plakė tė vogėl?”

Maschsomwatch gjatė viteve tė punės ka regjistruar njė listė tė gjatė incidentesh nė postblloqe: foshnje tė lindura qė kishin vdekur sepse nėnat kanė pritur gjatė nė radhė, pacientė tė sėmurė tė cilėve u ėshtė mohuar kalimi pėr tė arritur nė spital, zėnka qė pėrfunduan me palestinezė tė qėlluar pėr vdekje, studentė qė nuk kanė mundur tė shkojnė nė provimin e fundit apo dhėndurė nė dasmat e tyre.

Sipas zyrės pėr koordinimin e ēėshtjeve humanitare nė OKB nė Jerusalem la 528 postblloqe tė pėrhershme, pjesa mė e madhe e tė cilėve gjenden mes qyteteve dhe fshatrave tė Bregut Perėndimor, gjė qė tė bėn tė vėsh nė dyshim arsyetimin e qeverisė izraelite se qėllimi i tyre primar ėshtė siguria. “Ideja ėshtė qė jeta tė bėhet aq e parehatshme sa qė tė ngrihen e tė emigrojnė nė ndonjė vend arab, Kanada, apo kudo tjetėr”, thotė Nomi Lalo, veterane e grupit. Pėr palestinezėt, postblloqet dhe lejet e kalimit janė njė burim i vazhdueshėm zemėrimi.

“Duhet tė mendosh pėr to tėrė kohėn. Kurrė nuk e di sa kohė do tė tė duhen t’i kalosh, nuk mund tė bėsh plane. Ėshtė si tė jetosh nė kafaz”, thotė Sirin Droubi, njė arsimtare qė udhėton pėr nė vendin e punės, nga fshati ku jeton nė qytetin verior Tulkarm.

burimi: www.islamgjakova.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bota-islame.tk
 
Mbrojnė civilėt palestinez nga shteti i tyre
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bota i Islame :: (Æ`·._.• Argetime •._.·“Æ) :: Lajmet-
Kėrce tek: