Bota i Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Bota i Islame

--Es Selamun Alejkum ve Rahmetullahi ve Berakatuhu-
 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nė Split nuk do tė ketė xhami

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MuslimanI
Site Admin
Site Admin
MuslimanI


Numri i postimeve : 194
Age : 33
Vendndodhje : n'vushtrri
Registration date : 27/03/2007

Nė Split nuk do tė ketė xhami Empty
MesazhTitulli: Nė Split nuk do tė ketė xhami   Nė Split nuk do tė ketė xhami Icon_minitimeFri Mar 30, 2007 9:55 am

Xhamia e parė nė Split, pėr tė cilėn besimtarėt mysliman nė kryeqytetin e Dalmacisė ėndėrrojnė plot njėzet vjet, atėherė kur ėshtė menduar se do tė ketė pėrkrahje nga vetė qytetarėt e Splitit, fitoi kundėrshtarėt mė tė ashpėr – 40 kilometra mė larg, nė ishullin Ēiovo, shkruan ‘Slobodna Dalmacia’.

Nė Split nuk do tė ketė xhami Ne_Spilt_nuk_do_te_kete_xhami_clip_image002

Pra, nė vendin Okrug – i njohur nga disa qindra kroat tė ardhur nga Bosnja e mesme, ka filluar njė peticion serioz me anė tė cilit planifikohet ndalimi i ndėrtimit tė faltores myslimane.

Mė saktė dyqind banorė tė Ēiovos me dorėn e vetė kanė nėnshkruar kėrkesė qė nė “kryeqytetin e zhupanisė sė tyre” tė mos lejohet ndėrtimi i xhamisė.

“Pėr ne nuk ka rėndėsi minarja e lartė... Nė ēdo mjedis ka njerėz tė cilėt kanė mendime tė ndryshme, nuk mund tė them se reaksionet e tilla janė tė papritura”, thotė efendi Haxhiq, imam i Splitit.

“Ne vėrtet nuk mendojmė tė ndėrtojmė njė minare tė lartė, apo ndonjė stil tė huaj ndėrtimi; kur tė vjen koha dhe kur atė e lejon Zoti, nė bashkėpunim me qytetin dhe tė gjitha shėrbimet shtetėrore, do tė shpallim konkurs pėr projektin e xhamisė. Ne dėshirojmė qė ajo t’i pėrshtatet mjedisit dhe mos tė ērregulloj arkitekturėn pėrreth, tė arrijmė njė zgjidhje e cila u pėrshtatet tė gjithėve. Lartėsia e minares nuk na intereson aq shumė, me rėndėsi ėshtė qė besimtarėt mė nė fund tė kenė hapėsirė adekuate pėr kryerjen e faljes e cila shumė vjet u mungon.”

Aksioni, e pranon Aldo Deliē, organizatori i saj, vullnetar i pensionuar dhe pronar i kafeterisė lokale Genscher, ka filluar pasi qė javėn e kaluar ‘Slobodna Dalmacia’ ka sjellė njėfarė simulimi personal tė xhamisė nė Dragovod. Nė atė pasditet tė qetė vikendi pamja e minares sė lartė nė mesin e shkatėrrinave tė paligjshme tė betonit nė periferinė e Splitit aq shumė e nervozoi sa qė ishte e pamundshme tė mos reagoj.

I revoltuar nėnshkroi nė njė fletė tė bardhė, atij shumė shpejtė iu bashkėngjitėn ekipi e tavolinės sė afėrt dhe dalėngadalė, nė atė fletė u grumbullua njė numėr i madh i emrave dhe mė nuk kishte kthim.

“Jemi mjaft tė zemėruar me kėtė lajmėrim dhe vendosėm tė mos rrimė duar kryq, ne gjithsesi duhet tė pyetemi!” thotė Deliē.

“Spliti ėshtė krenaria e Dalmacisė dhe Mediteranit, ne gjithmonė kemi qenė kundėr turqve, ndėrsa kundėr myslimanėve edhe unė vet kam luftuar nė luftėn e fundit. Pas pamjeve trishtuese tė fėmijėve tė vrarė, me besoni, ėshtė njerėzore tė luftosh kundėr xhamisė”, thotė i bindur Deliē.

Sipas tij, shumica e besimtarėve mysliman nė Split janė Boshnjak – “siē dihet ata janė konvertuar nga feja krishtere, andaj mė mirė do tė ishte qė tė kthehen ne krishterizėm, nė vend se tė ndėrtojnė minare”.

Deliēit, siē duket, i paska ikur informata se Bashkėsisė Islame nė Split nuk insiston nė ndėrtimin e minares, por nė njė objekt pėr lutje.

“Ne nuk jemi fashist, apo nazist, e as nacionalist, kėtė duhet ta dini. Kryeministrin Ivo Sanader e porosisim: nėse kjo ėshtė biletė pėr Evropė, atėherė ne nuk kemi nevojė pėr njė Evropė tė tillė”, ishin fjalėt e ashpra tė Deliēit.

Edhe pse nė fillim fjalėt e tij tingėllonin si njė tallje e mirė, kjo nuk duket ashtu sepse pas tij qėndrojnė saktėsisht dyqind banorė me emėr dhe mbiemėr – dhe planifikohen edhe nėnshkrime tjera.

Dominik Matkoviē, kryetari i kėsaj bashkėsie tė vogėl, profesor i kulturės religjioze, konsideron se idenė pėr ndėrtimin e xhamisė nė Split e nxitėn “ateistėt mysliman dhe poltronėt tanė vendas”.

Objekti fetar, thotė ai, nuk u nevojitet aq shumė besimtarėve mysliman “sepse ata mund tė falen nė ēdo vend, ata edhe ashtu janė duke u falur”. Por, personalisht, si njė intelektual, nuk ishte kundėr ndėrtimit tė xhamisė.

“Ėshtė me rėndėsi se a do tė punohet pėr njė objekt shiit, sunit apo vehabit, sepse disa prej tyre do tė shkaktojnė intolerancė. Gjithashtu, me rėndėsi ėshtė minarja, ajo nuk duhet tė jetė e lartė dhe duhet t’i pėrshtatet mjedisit – nėse kėshtu veprohet, atėherė le tė ndėrtohet, por nėse jo – gjysma e qytetarėve tė Splitit do tė shpėrngulen nga qyteti i tyre”, ėshtė i bindur Matkoviē.

Seka Boshnjak nga Bosnja, e lindur nė Travnik, thotė: “Mė mirė do tė jetė tė ndėrtohen uzina ku njerėzit do tė punojnė, jemi mėrzitur me kisha dhe xhami”

Fqinja e saj nga Vakufi, e cila sigurisht se ėshtė mėrzitur nga mediat, andaj kishte dėshirė tė jetė anonime, thotė se xhamia nė Split nuk duhet tė ekzistoj. “Ata janė duke u pėrhapur dhe po pushtojnė terrenin, unė jam kundėr! Por, jo edhe kundėr kishave ...”

Monotoninė e ndėrprenė Snezhana Pavkoviē, e ardhur nga Bosnja, tė cilės xhamia nuk i pengon fare.

“Mua nuk mė pengon dėshira e askujt, si mendoni tė hyni nė Evropė me kėto qėndrime?! Unė jam pėr llojllojshmėri, kujt do t’i bėj dėm kjo? Dashuria i thyen tė gjitha, nėse njė ditė nė shtėpinė time do tė vijė njė mysliman apo njė zezak – ēfarė do tė bėja? Dashuria ėshtė mbi tė gjitha” thotė Snezhana pėr ‘Slobodna Dalmacija”.

Sa ndikuan fjalėt e kėsaj zonje nė tė gjitha kėto paragjykime, dėshmon fakti se zonja Pavkoviē ėshtė nga Shiroki Brijeg.

Mashallah ...

burimi: www.islamgjakova.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bota-islame.tk
 
Nė Split nuk do tė ketė xhami
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bota i Islame :: (Æ`·._.• Argetime •._.·“Æ) :: Lajmet-
Kėrce tek: