Bota i Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Bota i Islame

--Es Selamun Alejkum ve Rahmetullahi ve Berakatuhu-
 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mbreti Abdullah para Kongresit amerikan kėrkoi zgjidhje pėr

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MuslimanI
Site Admin
Site Admin
MuslimanI


Numri i postimeve : 194
Age : 33
Vendndodhje : n'vushtrri
Registration date : 27/03/2007

Mbreti Abdullah para Kongresit amerikan kėrkoi zgjidhje pėr Empty
MesazhTitulli: Mbreti Abdullah para Kongresit amerikan kėrkoi zgjidhje pėr   Mbreti Abdullah para Kongresit amerikan kėrkoi zgjidhje pėr Icon_minitimeFri Mar 30, 2007 9:42 am

Mbreti i hashemitėve – Abdullah qėndroi nė foltoren e dy dhomave tė Kongresit amerikan si dikur babai i tij, mbreti Hysein. Ai e mori si obligim tė mos heshtė dhe tė jetė transparent. Jo lufta nė Irak, por mungesa e drejtėsisė pėr palestinezėt ėshtė qė nuk i flenė nė zemėr. Mbreti jordanez Abdullah tha: «Si mik i Amerikės mė duhet t’ju them se procesi paqėsor i Lindjes sė afėrt ėshtė problemi mė i madh, jo vetėm pėr vendin tonė, por edhe pėr vendet tjera tė regjionit.» Askush nė Kongres nuk u duartrokiti kėtyre fjalėve. Para nisjes pėr nė Amerikė, mbreti Abdullah deklaroi se Izraeli duhet tė vendosė, ēfarė dėshiron, fqinjėsi, me tė cilin mund tė jetoj nė paqe dhe siguri apo kėshtjellė. Prandaj para Kongresit amerikan ai tha: «Muslimanėt nė mbarė botėn pyeten si ėshtė e mundshme qė palestinezėt ende jetojnė pa shtet, pa infrastrukturė. A mendon Perėndimi seriozisht kur flet pėr drejtėsinė, barazinė dhe respektimin e tė drejtave njerėzore.»

Janė raste tė rralla kur njė mysafir i huaj, pa qime nė gjuhė, flet para Kongresit amerikan. Mbreti Abdullah ishte kundėr luftės nė Irak, e qė mė vonė me heshtje pėrkrahu Amerikėn dhe pėrfitoi. Ekonomia nė Jordani ėshtė duke lulėzuar. Pėr ēdo vit ky vend merr gjysmė milion dollarė amerikan ndihmė nga fondet e ndryshme pėr zhvillim. Ndihmė mė tė madhe se Jordani merr vetėm Izraeli. Krahas kėtyre, Amerika duhet t’i dyfishoj pėrpjekjet dhe tė gjejė njė zgjidhje paqėsore mes Izraelit dhe Palestinezėve, tha mbreti Abdullah dhe shtoi: «Zgjidhja paqėsore, e cila jep rezultate, por jo pėr vitin tjetėr, apo pėr pesė vitet e ardhshme, por pėr kėtė vit.»

Pas kėtyre fjalėve pasoi duartrokitja e kongresmenėve amerikan drejtuar mbretit tė ri jordanez, i cili mori guxim dhe fjalimin e tij e pėrfundoi me fjalėt: «Lėrini palestinezėt, irakianėt, izraelitėt tė jetojnė nė paqe. Ndihmoni nė ndėrprerjen e gjakderdhjes dhe vrasjen e njerėzve tė pafajshėm.»

Kjo ishte vizita e 20-tė zyrtare e mbretit jordanez nė Shtetet e Bashkuara. Por e para, nė tė cilėn mbreti Abdullah haptas foli pėr krizėn nė Lindjen e afėrt.

burimi: www.islamgjakova.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bota-islame.tk
 
Mbreti Abdullah para Kongresit amerikan kėrkoi zgjidhje pėr
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bota i Islame :: (Æ`·._.• Argetime •._.·“Æ) :: Lajmet-
Kėrce tek: