Bota i Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Bota i Islame

--Es Selamun Alejkum ve Rahmetullahi ve Berakatuhu-
 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Myslimanėt pėr herė tė parė nė qeverinė holandeze

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MuslimanI
Site Admin
Site Admin
MuslimanI


Numri i postimeve : 194
Age : 33
Vendndodhje : n'vushtrri
Registration date : 27/03/2007

Myslimanėt pėr herė tė parė nė qeverinė holandeze Empty
MesazhTitulli: Myslimanėt pėr herė tė parė nė qeverinė holandeze   Myslimanėt pėr herė tė parė nė qeverinė holandeze Icon_minitimeFri Mar 30, 2007 9:40 am

Ahmed Abu Taleb dhe Nebahat Albayrak emėrohen persona tė lartė nė ministrinė pėr punė sociale dhe integrim nė qeverinė e re tė Jan Peter Balkenendeut. Kėshtu ata janė myslimanėt e parė nė qeverinė e Holandės, lajmėrojnė agjencitė botore.

Javėn e kaluar Ahmed Abu Taleb dhe Nebahat Albayrak ishin myslimanėt e parė tė cilėt shkelėn nė vetė bėrthamėn e fuqisė politike tė Holandės, por janė edhe pjesė e numrit tė vogėl tė emigrantėve tė cilėt arritėn deri te kėto pozita tė larta tė kabinetit nė mbarė Evropėn perėndimore, transmetojnė agjencitė.
Myslimanėt pėr herė tė parė nė qeverinė holandeze Myslimanet_per_here_te_pare_ne_qeverine_holandeze_clip_image001
Ahmed Abu Taleb dhe Nebahar Albayrak

Ahmed Abu Taleb dhe Nebahat Albayrak pėrshkruhen si emigrant tė pėrshtatshėm tė cilėt veten e quajnė “Holandez tė ri”. Ahmed Abu Taleb ėshtė me origjinė marokene, ishte anėtar i kėshillit komunal dhe njihet sipas thirrjes sė tij drejtuar imamėve nė Holandė ku i porositė: “Integrohuni ose largohuni nga vendi!”

Ahmed Abu Taleb ėshtė emėruar zėdhėnės ministėr pėr ēėshtje sociale, ndėrsa Nebahat Albayrak, avokate dhe anėtare e parlamentit, me prejardhje nga Turqia, zėdhėnėse e ministrit tė drejtėsisė. Mjetet e informimit i marrin si shembuj tė suksesit nė vendin i cili luftoi me pa sukses nė sistemin e multikulturės, dhe qė gjendet nėn mbikėqyrje tė ashpėr pas vrasjes sė regjisorit Teo Van Gogut nė vitin 2004.

“Kjo ėshtė Evropė e re dhe Holanda paraqet shembull tė vėrtetė”, tha marokeni, Sadik Harchaoui, i cili udhėheq Institutin ndėrkombėtar pėr zhvillim multikulturor. “Ky ėshtė rast kur holandezėt emigrant do tė kenė mundėsi tė merren me punė tė tilla, jo vetėm nė qeveri, por edhe nė biznes”, shtoi ai, duke shpjeguar se ende duhet bėrė njė rrugė tė gjatė. “Pėr 15 deri nė 20 vjet kjo do tė jetė diēka normale”, tha Harchaoui.

Krahas informatave pėr hyrjen e myslimanėve nė qeveri mediat pėrmendin se “integrimi i myslimanėve, siē duket, ėshtė duke u zhvilluar nė fusha tė ndryshme”.

Nė zgjedhjet lokale tė vitit tė kaluar numri i kėshilltarėve komunal nga Maroku dhe Turqia, vende myslimane me numrin mė tė madh nė Holandė, ėshtė rritur pėr 62%, respektivisht nga 139 nė 223. Numri i emigrantėve nga kėto vende nė parlamentin nacional nga 150 mandate ėshtė rritur prej pesė nė shtatė. Edhe Abu Taleb dhe Albayrak janė anėtarė tė partisė laburiste e cila tėrheq njė numėr tė madh tė emigrantėve si nė zgjedhjet shtetėrore ashtu edhe nė ato lokale.

Partia e djathtė ekstreme e Holandės ka kundėrshtuar emėrimin e dy myslimanėve pėr anėtarė tė qeverisė sė re. Fjalimi i pėrfaqėsuesit tė tyre nė parlament, Sietse Fritsma, ku u bėri thirrje nė revokim tė emėrimit tė myslimanėve, ishte ndėrprerė me pakėnaqėsinė e deputetėve tė partive tė ndryshme, pas sė cilės, kryetarja e parlamentit, Gerdi Verbek, ndėrpreu seancėn.

Pasi qė deputetėt pėrsėri u mbledhin Verbek tha se Fritsma ėshtė tėrhequr nga iniciativa pėr bllokimin e emėrtimit sepse kjo ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn e Holandės ku ndalohet diskriminimi, nė ēka deputeti i
pėrmendur ėshtė betuar.

burimi: www.islamgjakova.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bota-islame.tk
 
Myslimanėt pėr herė tė parė nė qeverinė holandeze
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bota i Islame :: (Æ`·._.• Argetime •._.·“Æ) :: Lajmet-
Kėrce tek: